Kosova
Walker, i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së
Bernard Kouchner, William Walker, Wesley Clark, James Rubin, këta janë disa nga profilet e larta, për të cilët avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka paralajmëruar se do t’i ftojë si dëshmitarë në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Dhe tashmë njëri prej tyre duket se është i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Ambasadori amerikan thotë se vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të paraqitet për të dëshmuar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Do të isha shumë i lumtur që të dëshmoja në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nëse më kërkohet një gjë e tillë. Unë jam i gatshëm të paraqitem kurdo që më thërrasin avokatët ose gjykata, ata krejt çka duhet të bëjnë është të ma tregojnë datën”, tha ai për TV1.
Tutje, Walker është shprehur shumë kritik ndaj Gjykatës Speciale.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












