Kosova
Cila është komuna më e varfër në Kosovë?
Numri i përgjithshëm i familjeve nën asistencë sociale në vend është 22 mijë e 376, kurse numri i përgjithshëm i anëtarëve të këtyre familjeve është 88 mijë e 453.
Komuna e Mitrovicës ka më së shumti familje me asistencë sociale. Kjo komunë ka 2 mijë e 131 familje përfituese nga skema sociale, apo 8 mijë e 672 qytetarë.
Komuna e dytë me më së shumti familje nën asistencë sociale radhitet ajo e Vushtrrisë, me 1 mijë e 291 familje ose 5 mijë e 609 qytetarë.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Lipjani është komuna e tretë me numër më të madh të familjeve nën asistencë sociale, me 1 mijë e 163 familje, apo 4 mijë e 979 qytetarë. Pas kësaj komune radhitet Prishtina me 1 mijë e 152 familje ose 4 mijë e 370 qytetarë.
Gjakova ka nën asistencë sociale 1 mijë e 94 familje apo 4 mijë e 392 qytetarë.
“Numri i përgjithshëm i familjeve nën asistencë sociale është 22 mijë e 376, kurse numri i përgjithshëm i qytetarëve 88 mijë e 453”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin shkurt të këtij viti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










