Shqipëria
Rama premton se paga mesatare do të bëhet 900 euro në Shqipëri
Kryeministri shqiptar u angazhua në pasjen e rrogave për punonjësit e shtetit konkurruese me sektorin privat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregoi planet e qeverisë për një rritje pagash në nivele historike, siç e quajti ai, në sektorin shtetëror dhe atë privat gjatë harkut kohor 2023-2024.
“Do të kemi një rritje tani së shpejti të shkallëzuar, për një pjesë, detaje të cilat do t’i diskutojmë më konkretisht pas aktit të miratimit që do të vijë besoj unë brenda 10-15 ditëve të ardhshme dhe sigurisht do të publikojmë dhe planin e plotë që të gjithë ta dinë se çfarë do të pasojë. Pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm do të rriten për të gjithë në sektorin publik, por kjo reformë do të impaktojë drejtpërdrejtë sektorin privat”, u shpreh Rama, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Kreu qeverisë shqiptare, dha këtë detaj për synimin ambicioz të nivelit të rritjes së pagave.
“Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh, që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, në të mirë të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare, e thashë në dy faza. Do të kemi një rritje tani së shpejti të shkallëzuar, për një pjesë, detaje të cilat do t’i diskutojmë më konkretisht pas aktit të miratimit që do të vijë besoj unë brenda 10-15 ditëve të ardhshme dhe sigurisht do të publikojmë dhe planin e plotë që të gjithë ta dinë se çfarë do të pasojë”.
Vëmendja qeverisë theksoi kryeministri Rama ndaj pensionistëve nuk ka për tu ndalur asnjëherë.
“Për pensionistët do të ketë 5 mijë lek të reja ose 50 mijë lekë (të vjetra) që do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme. Ne nuk mund tu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet tani në fund të marsit ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore”.
Kryeministri shqiptar u angazhua në pasjen e rrogave për punonjësit e shtetit konkurruese me sektorin privat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin Me praninë e tyre e nderuan këtë akademi figura të njohura të çështjes kombëtare, ish-të burgosur... -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













