Lajme
Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin
Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe paketat e ndihmave po përhapen në ekonomitë botërore, nga Nju-Jorku në Pekin, ndërsa bankierët qendrorë po punojnë për të qetësuar depozituesit dhe tregjet financiare.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O-Sullivan, njofton nga Kalifornia, ku një bankë e rëndësishme për sektorin e teknologjisë, banka Silicon Valley, falimentoi në fillim të muajit.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha këtë javë se sistemi bankar është në gjendje të mirë.
Garancitë e zonjës Yellen dhe zyrtarëve të tjerë vijnë mes rënies së çmimit të aksioneve të bankës F irst Republic me seli në San Francisco dhe falimentimit të bankës Signature, një kompani e rëndësishme në tregun e kriptomonedhave.
Administrata e Presidentit Biden u doli në mbrojtje depozituesve në bankat Signature dhe Silicon Valley, një financuese e madhe e bizneseve të reja teknologjike që gjithashtu falimentoi këtë muaj.
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, u përpoq të zbusë tensionet në Bruksel, pas njoftimeve të zyrtarëve zvicerianë për marrëveshjen e bankës UBS për të blerë bankën globale të investimeve dhe kompaninë e shërbimeve financiare, e cila ndodhet në vështirësi, Credit Suisse.
“Kemi shumë besim se kapitali dhe likuiditeti i bankave të eurozonës janë në pozitë të kënaqshme”, tha zonja Lagarde.
Investitorët aziatikë ishin të shqetësuar, përfshirë ata në Shangai, ndërsa zyrtarët kinezë këmbëngulën se sipërmarrja e përbashkët me bankën Silicon Vlley është e qëndrueshme.
Senatori amerikan, Marco Rubio, kërkoi rishikimin e zotërimeve kineze të bankës, për t’u siguruar se firmat amerikane që punojnë me teknologji të ndjeshme nuk janë blerë nga interesat kineze.
Qeveria amerikane veproi për ta penguar përhapjen e asaj që ekonomistët e shohin si një sëmundje ngjitëse, thotë ekspertja financiare Diane Ellis.
“Kjo mund të ndodhë kur një bankë falimenton dhe dështimi i saj shkakton dështimin e një banke, institucioni tjetër financiar ose bizneseve të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonominë reale”, thotë zonja Ellis.
Të gjitha këto përpjekje kanë për qëllim shmangjen e përsëritjes së goditjes që tregu i pasurive të patundshme pësoi në vitin 2008, duke shkaktuar dështimin e qindra bankave dhe duke zhytur botën në recesion./VOA
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











