Kosova
Kosova dhe Shqipëria i bashkojnë tregjet energjetike
Kosova dhe Shqipëria do ta funksionalizojnë Bursën Shqiptare të Energjisë – ALPEX sivjet. Fundin e dhjetorit të vitit që e lamë pas, Shqipëria dhe Kosova miratuan rregullat e tregut të energjisë elektrike për funksionimin e ALPEX-it.
Krijimi i bursës përbën lajmin me të rëndësishëm të energjisë pas funksionalizimit të rrjetit të transmisionit mes dy shteteve.
Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE-së, tha se ZRRE-ja ka rol në këtë proces, në jemi në fazën finale, ALPEX të funksionalizohet, sipas planeve që janë të koordinuara mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Në vitin 2020 u patën formalizuar procedurat ndërmjet Operatorit të Sistemit të Tregut dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit Shqiptar për themelimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike.
Aksionar të ALPEX-it janë OST e Shqipërisë me 57,25 % të aksioneve dhe KOSTT-i nga Kosova me 42,75 %.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX) garanton konkurrencë në tregun e energjisë elektrike, ndikon në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve ndërkufitare. Çmimet e energjisë elektrike pritet të ulen për qytetarët e të dyja vendeve.
Bursa synon t’i bashkojë tregjet rajonale me tregjet energjetike evropiane.
Fejzullahu i ka konfirmuar RTK-së se janë në bisedime edhe me shtete të tjera për t’u bërë pjesë e bursës së përbashkët.
“Në këtë kuadër kemi edhe një mbështetje nga USAID, për të cilën jemi duke punuar ngushtë edhe me Maqedoninë dhe Greqinë në një të ardhme të afërt.
ALEPX do të fillojë me operimin e tregut të ditës në avancë në Shqipëri dhe më pas brenda një periudhe 2-mujore do të operojë me bashkimin e këtij tregu me atë të Kosovës. Sipas kalendarit, tregtimi i energjisë elektrike për tregun e ditës në avancë për Shqipërinë do të nisë përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.
Për t’i kryer funksionet e përcaktuara, ALPEX-i do të procedojë aplikimet për anëtarësim në Bursë; do të bëjë marrëveshje për pranimin e Anëtarëve të Bursës; do të përcaktojë kërkesat dhe procedurat e detajuara të tregtimit dhe Komitetin e Bursës dhe t’i publikojë ato sipas procedurës; do të kryejë ankandet dhe operacionet e nevojshme tregtare, në përputhje me rregullat e miratuara, duke përdorur për këtë qëllim Algoritmin e Tregut të Bashkuar Evropian.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











