Tematike
Diplomatët rusë ngasin makinat “si të çmendur”, ankohen banorët e Bernës
Ata janë të shqetësuar edhe nga fakti se mund të ketë spiunë në zonën e ambasadës, veçanërisht tani, në lidhje me luftën në Ukrainë
Fqinjët e ambasadës ruse në lagjen Elfenau të Bernës janë ankuar në një letër drejtuar ministrit të Jashtëm Ignazio Cassis, trasnmeton albinfo.ch. Ata shkruajnë se “punonjësit e ambasadës ruse priren të bien në sy për stilin e tyre të pamatur të drejtimit të makinave, stil që është tashmë i njohur, nga Rusia”.
Ndër të tjera, sipas abnorëve, ata po i ngasin shumë shpejt veturat e tyre në një lagje ku kufiri i lejuar i shpejtësisë është 30 kilometra në orë. Përveç kësaj, rusët thjesht i parkojnë makinat e tyre ku të dëshirojnë, shkruan Tages Anzeiger. Banorëve u ka ardhur e gjithë kjo në majë të hundës.
Ata janë gjithashtu të shqetësuar nga fakti se mund të ketë spiunë në zonën e ambasadës, veçanërisht tani, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Letra flet për një “situatë të rrezikshme” që është intensifikuar “dramatikisht”.
Ndërkohë, edhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) është përfshirë në këtë çështje dhe i ka shkruar një letër ambasadës ruse. Në këtë letër rusëve u kërkohet të respektojnë rregullat e trafikut dhe “të sillen më me kujdes”.
Mund të merren masa nëse personeli i huaj diplomatik nuk respekton ligjin zviceran, përcjell albinfo.ch. “Raporti përfundimtar mund të jetë dëbimi i një personi”.
Ambasada ruse, sigurisht, i ka mohuar akuzat. Ambasadori Sergei Garmonin ka thënë për NZZ Magazin: “Asnjë nga diplomatët e mi nuk është gjobitur ndonjëherë për shpejtësi të madhe të makinës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













