Lajme
Dorëheqje e papritur e ministres Sommaruga
Ajo, në letrën e saj e arsyeton dorëheqjen me gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj, i cili ka pësuar goditje në tru
Këshilltarja Federale Simonetta Sommaruga jep dorëheqjen. Për këtë vendim të saj, politikania e PS ka njoftuar punonjësit e saj. . Sommaruga shkruan se kjo lëvizje ka qenë e befasishme edhe për të, transmeton albinfo.ch. Ajo, në letrën e saj e arsyeton dorëheqjen me gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj.
Ajo u ka thënë mediave në Bernë se vendimi i saj për të dhënë dorëheqjen në fund të vitit ishte disi i papritur dhe më i hershëm se sa ishte planifikuar: “Dorëheqjen e bëj për arsye personale, shkruan srf.ch. Burri im pati një goditje në tru dhjetë ditë më parë. Është mirë që ai po rikuperohet mirë, në raport me rrethanat dhe gëzon përkujdesje të mirë”.
E pyetur për shumë projekte të hapura dhe të reja, në sektorin e saj, Sommaruga theksoi se do të vazhdojë të punojë me forcë deri në fund të vitit dhe gjithashtu do të shfrytëzojë kohën për dorëzimin sa më të mirë të detyrës te pasardhësi.
Simonetta Sommaruga është zgjedhur në Këshillin Federal në vitin 2010. Fillimisht ajo ishte në krye të Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë.
Që nga fillimi i vitit 2019 ajo është drejtuese e Departamentit të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacionit.
Sommaruga ishte Këshilltare nga Federal PS për 12 vjet dhe gjatë kësaj kohe dy herë Presidente Federale.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














