Futboll
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës: Ndalimi i simboleve të identitetit të lojtarëve, skandal i pashembullt
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës reagon për ndalimin e festimit të golave me gjestin e shqiponjës dykrenare
Pasi Federata Zvicerane e Futbollit vendosi t’u ndalojë lojtarëve me origjinë shqiptare, të kombëtares së Zvicrës të festojnë golat duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare, ka reaguar Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.
Më poshtë albinfo.ch sjell deklaratën:
“Është e pakuptueshme pse Federata Zvicerane e Futbollit e ngre në mënyrë të përsëritur këtë çështje në publik. Sidomos në fazën përgatitore të Botërorit, ku përqendrimi dhe fokusi i lojtarëve dhe shoqatës duhet të jetë te sporti. Në fund të fundit, kjo është thelbësore për sukses.
Pas një ekzaminimi të plotë, edhe FIFA pati dalë në vitin 2018, në përfundimin se gjesti në fjalë nuk ishte politik apo provokim publik. Supozuam se edhe Federata Zvicerane e Futbollit ndante këtë pikëpamje, por për fat të keq, padyshim që nuk është kështu, siç shihet nga deklaratat aktuale.
Kuptimi i gjestit (simbolit) të shqiponjës dykrenore është diskutuar dhe shpjeguar disa herë në të kaluarën. Është shprehje e identitetit dhe përkatësisë së njerëzve me rrënjë shqiptare.
Shqiponja dykrenore është kafsha heraldike e flamurit kombëtar shqiptar. Shqiponja dykrenore e formuar me duar të mbledhura është një modë e të rinjve shqiptarë. Ky identitet nuk ka as drejtim politik dhe as nuk shpreh vlera fetare. Të cilësosh shprehjen e identitetit apo rrënjëve të veta si provokim, apo edhe ta ndalosh atë, është sa diskriminuese aq dhe raciste. Nëse dikush ndihet i provokuar apo i shqetësuar nga gjesti i identitetit, të gjitha simbolet dhe flamujt shtetërorë në futboll do të duhej të ndaloheshin, gjë që do të ishte krejtësisht absurde.
Shumë “secondos” (të rinj të brezit të dytë të të huajve) luajnë për ekipin kombëtar të Zvicrës. Megjithatë, detyrimi për të mohuar përkatësinë e tyre të dyfishtë është një shkelje e qartë e integritetit të tyre. Ndalimi i simboleve të identitetit të lojtarëve në një ekip të karakterizuar nga diversiteti, është një skandal i pashembullt. Lojtarët janë krenarë për këtë diversitet dhe për faktin që luajnë për ekipin kombëtar. Ne duhet t’i lëmë lojtarët të bëjnë atë që duan të bëjnë: të luajnë, të fitojnë dhe të festojnë golat. Nëse duan të tregojnë rrënjët e tyre, atëherë duhet të lejohen ta bëjnë këtë”, shkruan tutje Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














