Kosova
Kurti takohet me Ramën në Tiranë, këto janë temat që u diskutuan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Tiranës, siç ka thënë për një “takim urgjent” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Tiranës, siç ka thënë për një “takim urgjent” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mediat në Shqipëri raportojnë se në takimin që ka zgjatur për rreth dy orë, Kurti e Rama kanë qëndruar në “Vilën 31”,e ku në fokus kanë pasur disa tema.
Report Tv shkruan se në takim është folur për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e infrastrukturës, konkretisht për portin e Durrësit dhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë, përcjell Albinfo.ch.
Derisa Klan Tv raporton se temë diskutimi ka qenë edhe kriza energjetike.
“Gjithashtu kriza energjetike që duket se më së shumti po prek Kosovën, duke qenë se edhe më parë ka pasur nevojë dhe ndihmë nga Shqipëria për të përballuar krizën energjetike”.
Derisa tema tjetër që mësohet të kenë diskutuar dy liderët e dy qeverive është Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, e të cilën Rezolutë, Edi Rama do të vendosë edhe në agjendën e Këshillit të Evropës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











