Kosova
12 medalje për verërat shqiptare në Panairin e Verës në Beograd
Njëzet e dy kantina prodhuese shqiptare të verërave si dhe kantina nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, morën pjesë në Panairim e Verës që u mbajt për herë të parë në kuadër të nismës "Ballkani i Hapur".
Njëzet e dy kantina prodhuese shqiptare të verërave si dhe kantina nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Panairim e Verës që u mbajt për herë të parë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Bashkë me seancat e degustimit si dhe takimet dypalëshe mes prodhuesve, në ditën e tretë të panairit u zhvillua një konkurs me pjesëmarrjen e mbi 600 llojeve të ndryshme verash nga kantinat e rajonit në prani të një jurie profesioniste, të cilën e drejtonte Carolinë Gilby nga Britania, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Në mesin e gjithë pjesëmarrësve vera e kuqe shqiptare e Kantinës “Nurellari” u vlerësua me medalje floriri. Po ketë medalje për verën e bardhë e mori edhe Kantina “Faba”.
Me 7 Medalje Argjendi u vlerësuan kantinat: Duka, Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Belba dhe 3 Medalje Bronzi u dhanë për Belba, Medaur, Duka.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida krifca dhe disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë vizituan kantinat shqiptare në Panairin “Wine Vision” të Beogradit.
“Përveç kantinave të njohura dhe me emër, siç janë Çobo, Nurellari, Aquila Liquori, Lundra, Duka, Arbëri, Uka e Skënderbeu, shumë kantina të tjera të reja shqiptare, me cilësi të lartë dhe që po rriten shpejt si Pelium, Medaur, Faba, Pupa, Balaj, Bello, Mavrud, Alpeta, Librazhdi, Belba, Atdheu, Enoferma dhe Bejko plotësuan hartën e verërave që flisnin shqip në Panair me një prezantim plotësisht dinjitoz”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Kështu, sipas saj, “i japim jetë projektit të “Rrugëve të verës”, një super mundësi për t’i shtuar buqetës sonë turistike edhe një tjetër atraksion, duke i dhënë potencial turistik kantinave dhe vreshtave, fillimisht brenda vendit e pastaj më gjerë në ‘Ballkanin e Hapur’ përmes një harte të përbashkët”.
Panairi i Verërave në Beograd shërbeu jo vetëm për promovimin e kantinave, por dhe si një urë lidhëse mes prodhuesve të rajonit dhe vizitorëve ndërkombëtar, shkëmbim të eksperiencës në prodhim dhe si një mekanizëm më shumë për të eliminuar barrierat në tregtinë rajonale mes tre vendeve.
Vreshtaria dhe verëtaria mbeten në fokus të qeverisë shqiptare për të nxitur zhvillimin e sektorit. Nëpërmjet programeve të mbështetjes nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, kantinat vendase kanë përfituar financim për rikonstruksion dhe ngritje ambientesh për, linja dhe makineri për paketimin dhe standardizimin, investime të cilat kanë shërbyer në përmirësimin e cilësisë së verës.
“Panairi i Verërave” do të përsëritet çdo vit midis vendeve të rajonit të “Ballkanit të Hapur”, si një nismë më shumë për hapjen dhe për fuqizimin ekonomik të vendeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













