Ukraina
Macron: Ukrainën e pret një luftë e gjatë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po mbron politikën e tij – atë të vazhdimit të dialogut me Rusinë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Ai ka theksuar se Turqia nuk do të duhej të ishte fuqia e vetme që po negocion me Moskën dhe se duhet të përgatiten ekipet për negociata.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin Macron nuk ka edhe aq raporte të mira, ndërkohë në mënyrë aktive ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit, duke u takuar personalisht me Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Kush dëshiron që Turqia të jetë fuqia e vetme botërore që po vazhdon të bisedojë me Rusinë? Puna e diplomatit është të bisedojë me të gjithë, në veçanti me njerëzit me të cilët nuk pajtohemi. Kështu edhe do të vazhdojmë në koordinim me aleatët tanë”, tha Macron gjatë një takimi në pallatin presidencial Elysse.
Macron beson se fuqitë botërore tashmë do të duhej të përgatisnin ekipet negociatore për t’i dhënë fund konfliktit që po zgjatë tash e gjashtë muaj. Ai gjithashtu theksoi se varet nga Kievi që të vendosë për kohën dhe kushtet.
“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë. Duhet të shmangim eskalimin dhe të përgatitemi për paqe. Përgatitja e paqes nënkupton negociata me të gjitha palët, siç kam vepruar me Rusinë para disa ditësh. Sërish do ta bëj”, shtoi Macron.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













