Lajme
“Hollyshit”, me regji të Ilir Bokshit, do të fillojë turne në Austri
Shfaqja teatrore ‘Hollyshit’, me regji të Ilir Bokshit, do të nisë në shtator një turne shfaqjesh në Austri, si pjesë e projektit ‘Kultura në turne’.
Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një itinerar udhëtimi dhe prezantimit të kulturës shqiptare, me fokus në krijimtarinë artistike bashkëkohore (skenike dhe, pamore), në të gjitha shtetet federale të Austrisë.
Qëllimi është që në Austri, si publikut shqiptar, po ashtu edhe atij austriak dhe të huaj t’u sillen shembujt më interesant të krijimtarisë nga Kosova, për të ngritur një komunikim dhe shkëmbim kulturor sa më të fuqishëm.
Dhe, për këtë udhëtim të parë kulturor është përzgjedhur komedia ‘Hollyshit’, me regji të Ilir Bokshit, ku luajnë Ylber Bardhi dhe Adrian Morina e cila do të shfaqet në:
– Salzburg – 21.09.2022
– Graz – 22.09.2022
– Linz – 23.09.2022 dhe
– Wien – 24.09.2022.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










