Të tjera
Shqiptari arrestohet në Maltë, dyshohet se grabiti, vrau dhe dogji dy persona
36-vjeçari kërkohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina
Autoritetet në Maltë kanë arrestuar një shqiptar, i cili besohet se ka vrarë dy persona dhe u ka vënë flakën trupave të tyre pasi i ka grabitur 780 mijë euro në Greqi.
36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua në Maltë, pasi autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti evropian në mars, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Avokatët mbrojtës pretendojnë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, me argumentin se emri i klientit të tyre nuk përputhet me atë në urdhër-arrestim.
36-vjeçari kërkohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina, e cila tronditi komunitetin e qetë të ishullit.
Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj, Lambros Protonotarios, brenda shtëpisë së saj.
Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autori i rrahu aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktoi atyre fraktura në gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, ua vuri flakën.
Nga hetimet rezultoi se Marmarino kishte tërhequr pak kohë më parë kursimet e saj të jetës, që arrinin në rreth 800 mijë euro, raportojnë mediat greke.
Avokatët mbrojtës të Brakajt hodhën dyshime se klienti i tyre nuk ishte në të vërtetë personi për të cilin ishte lëshuar urdhërarrestimi.
“Urdhërarresti evropian u referohej emrave të ndryshëm”, thanë ata.
Avokatët mbrojtës vunë re gjithashtu se ndërsa oficerët e policisë i kishin marrë shenjat e gishtave të Brakajt, ata nuk i kishin paraqitur ato gjurmë në gjykatë si provë.
Megjithëse mbrojtja kundërshtoi çështjen e identitetit, gjykata, e kryesuar nga magjistrati Noel Bartolo, deklaroi se çështja do të vazhdonte.
Brakaj nuk ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht dhe ka heshtur gjatë gjithë seancës. Seanca vijon javën e ardhshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë Granit Xhaka nuk pati një mbrëmje të lehtë të martën në Prishtinë. Gjatë çdo prekje të... -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










