Lajme
Vetura pa shofer shkakton aksident të rëndë – 1 i vdekur, 9 të lënduar rëndë
Manovra e gabuar ka shkaktuar përplasje me disa automjete të tjera. Si pasojë, pasagjeri 33-vjeçar i një Mercedes-Benz ka humbur jetën në vendngjarje
Për arsye që ende nuk janë sqaruar, një mjet autonom testues elektronik ka kaluar në drejtimin e kundërt të rrugës në Baden-Württemberg dhe ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku, transmeton albinfo.ch.
Në aksidentin që ka ndodhur në afërsi të Römerstein, një burrë ka humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, raporton “Bild”.
Katër automjete janë përfshirë në aksidentin e përmendur. Një BMW iX, i cili sipas policisë është një mjet autonom e-testues, ka përfunduar në korsinë e kundërt (përballë) për arsye të pazbardhura ende, përcjell albinfo.ch. Në BMW ndodhej një 43-vjeçar, por aktualisht nuk dihet nëse ai drejtonte mjetin në momentin e aksidentit.
Manovra e gabuar ka shkaktuar përplasje me disa automjete të tjera. Si pasojë, pasagjeri 33-vjeçar i një Mercedes-Benz ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e shpëtimit kanë shkruar në vendin e aksidentit me katër helikopterë dhe dhjetë autoambulanca. Personat e përfshirë në aksident janë dërguar në spitalet përreth.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”












