Kosova
Hoteli dikur ikonë e Prishtinës, tani adresë e vizitorëve vendas e të huaj
"Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade”, hapi zyrtarisht dyert në Prishtinë më 22 korrik dhe për 100 ditë rresht pret 103 pjesëmarrës nga 32 vende të botës.
Hip në ashensor në katin përdhes dhe shkon në katin e nëntë të Hotelit Grand në qendër të Prishtinës. Prej atje pastaj duke ndjekur shkallët në çdo kat mund të vizitosh vepra të ndryshme arti që artistë nga mbarë bota kanë sjellë në njërin ndër aktivitetet më të mëdha kulturore në Evropë, raporton Albinfo.ch.
“Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade” hapi zyrtarisht dyert në Prishtinë më 22 korrik dhe për 100 ditë rresht pret 103 pjesëmarrës nga 32 vende të botës.
Hoteli i famshëm i Prishtinës ku dikur kishin fjetur personalitete të larta, po mbledh vizitorë vendas e të huaj.
Sipas njërit prej të rinjve që ishte angazhuar për t’i orientuar vizitorët, këtë pikë të Manifestës brenda ditës e vizitojnë qindra vizitorë, ndërsa një numër mjaft i madh i tyre janë të huaj.
Në Hotelin Grand është edhe bari ku vizitorët mund të freskohen me pije, ndërsa nëpër kate të ndryshme mund të shohin se si janë dukur dhomat e këtij hoteli, i cili për shkak të procesit të privatizimit ka mbetur jashtë funksionit si hotel.
Vepra të ndryshme të artit alternativ, filma të ndryshëm nëpër kinematë e improvizuara, piktura, tinguj si nga galaktika, madje edhe panair me turshitë e grave të Krushës mund t’i gjesh nëpër katet e Grandit, që është pika kryesore e Manifestas. Mbi të gjitha, nga aty ofrohen edhe pamje të bukura të Prishtinës nga kënde të ndryshme, të cilat nuk është çdoherë e mundur të shihen.
Edhe në pikat tjera nëpër Prishtinë janë të ekspozuara vepra të artistëve nga 32 vende të ndryshme të botës, ndërsa vizitorët e shumtë janë ata që u japin gjallëri veprave që thonë shumë me heshtjen e tyre.
Manifesta 14 Prishtina, përmbyllet më 30 tetor./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











