Kriza në Ukrainë
Sulmohet porti ukrainas nga ku transportohet gruri, çfarë do të ndodhë me grurin?
Ukraina po përgatitet për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e saj të Detit të Zi, pavarësisht sulmi raketor rus që goditi portin e Odesës këtë të shtunë.
Kështu deklaroi ministri ukrainas i Infrastruktuës, Oleksandr Kubrakov, shkruan Reuters.
“Ne po vazhdojmë përgatitjet teknike për nisjen e eksporteve të produkteve bujqësore nga portet tona”, u shpreh ai.
Vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për të lejuar eksportin e grurit, shpërthime janë dëgjuar në portin kyç të Odesës.
Ushtria ukrainase bëri me dije se 2 raketa goditën portin në orët e para të mëngjesit.
Sipas kushteve të marrëveshjes të nënshkruar në Stamboll, Rusia ra dakord të mos godiste portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.
Pavarësisht akuzave nga Kievi, Moska nuk ka konfirmuar nëse ka sulmuar apo jo infrastrukturën në qytetin jugor të Ukrainës.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













