Zvicër
Për shkak të çmimeve të larta, Vlora e zbrazur në mes të sezonit turistik
Tani që jemi në mesin e korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse janë bosh, ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% të kapaciteteve, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta. “Çmimet më duken më ndryshe nga Tirana, por çadrat i rrisin çmimet përditë. Më vjen keq, edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur, kanë mundësi më shumë të bëjnë, varet dhe nga vetë banorët, por duhet punë më e madhe edhe nga Bashkia”, thotë një pushuese.
Për turistët e huaj çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë.
“Jam nga Gjermania, hera e tretë që vij në Vlorë. Në krahasim me Gjermaninë, çmimet janë më të ulëta, por nga vjet, këtë vit janë më të shtrenjta”.
“Jam nga Kosova, dje kam ardhur, kam qenë edhe herë të tjera. Çmimet? Më shtrenjtë, shumë më shtrenjtë”, shprehen ata, shkruan Euronews.al.
Vetë menaxherët e hoteleve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.
“Çmimet vjet kanë variuar nga 120 euro-250 euro, ndërsa këtë vit fillojnë nga 150-350. Nuk mendoj që është arsyeja kryesore rritja e çmimeve, mendoj që turistët e huaj këtë vit janë shumë herë më të pakët për të mos thënë inekzistentë, mungon turizmi elitar”.
“Kemi një ndryshim të çmimeve për rreth 20-30%, konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro, sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, thonë ata.
Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj, rezervimet janë në 50% të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.
“Duhen parë pak edhe politikat e brendshme për të ruajtur një standard dhe me vendet që kemi afër, sepse konkurrenca është shumë e fortë, duke parë Malin e Zi, Greqinë, mundësia e hapjes për këto shtete tani është e mundshme dhe ndoshta ndikon te çmimet. Presim fundin e korrikut dhe gushtin”.
Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare, për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.
Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare. /EuroNews
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












