Maqedonia
Maqedoni: Ndërpritet seanca e Kuvendit, opozita gris planin francez
Seanca pritet të vijojë sërish nesër në orën 11 të paradites.
Seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është ndërprerë teksa aty po diskutohej për planin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, transmeton Albinfo.ch.
Kjo seancë edhe gjatë ditës u zhvillua mes tensionesh, pasi që zhurma e shkaktuar nga opozita bëri që kryeministri të linte seancën, e cila pritet të vijojë sërish nesër në orën 11 të paradites.
Deputetët e opozitës vazhdimisht kanë kundërshtuar propozimin, madje edhe para shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila foli para ligjvënësve për t’i bindur ata se miratimi i këtij propozimi e sjell vendin më afër BE-së.
Por, kur ajo nisi të merrte fjalën e saj, Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, u ngrit nga vendi dhe iu drejtua foltores, duke i lënë asaj një pankartë me mbishkrimin ‘JO’.
Këtij akti presidentja e KE-së iu përgjigj me fjalinë “Të falënderoj për këtë sjellje demokratike”, dhe e ktheu tabelën nga ana tjetër.
Ndërsa deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, grisi dokumentin para Parlamentin, duke i quajtur tradhtarë deputetët e pushtetit dhe kërkoi refuzimin e propozimit. Ndërsa deputeti Ali Mehmeti nga BDI tha se propozimi duhet miratuar, pasi nuk cenon aspak maqedonasit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










