Shqipëri
Deri në 4500 euro metri katror për të blerë një apartament në bregdetin shqiptar
Zbulohen çmimet marramendëse të apartamenteve dhe resorteve në bregdetet shqiptare
Duket se nga kërkesa e lartë nga shtetas të huaj ka rritur 40-60% çmimet e apartamenteve ekzistuese nga Shkëmbi i Kavajës, Lungomare e deri në Sarandë brenda vitit. Në resortet e reja që po ndërtohen në rivierë çmimet e apartamenteve nisin nga 2,000 deri në 4,500 euro/m², përcjell albinfo.ch.
Mediat në Shqipëri shkruajnë se në këtë vit janë shtrenjtuar edhe çmimet e vilave në bregdet. Vilat elitare me pamje nga deti po shiten 1,2 mln euro nga 1 mln euro që ishte çmimi i tyre në vitin 2021. Në resortet e Jugut pronat po blihen më shumë nga shqiptarët, për të investuar në qiradhënie apo rishitjen e tyre te të huajt, për shkak të rritjes së çmimeve nga viti në vit.
Apartamentet e reja në bregdet, këtë vit, po shiten mbi 900 euro/m². Agjencitë imobiliare pohojnë se çmimet në ndërtimet e reja janë shtrenjtuar në vendet si: Durrës, Qerret, Sarandë dhe Vlorë.
Në Durrës, çmimet e apartamenteve larg zonës së plazhit janë shtrenjtuar 20%, ndërsa ndryshimi më i madh është te pronat në vijën e parë të Shkëmbit të Kavajës, me çmime 46% më të larta.
Në Qerret, çmimet e shtëpive të reja nga 1,200 euro/m² në 2021 këtë vit kanë arritur deri në 1,400 euro/m² (rritja 16%). Në Sarandë çmimet e apartamenteve vijuan rritjen edhe për këtë vit. Në ndërtimet e reja të periudhës 2021-2022, çmimet janë shtrenjtuar 40%. Rritja është e njëjtë edhe në apartamentet e stokut të krijuar me ndërtimet e para 10 vjetëve.
Në këtë qytet vijojnë të shiten apartamente VIP, për shkak të pozicionit të lakmuar buzë detit dhe sipërfaqes së madhe të verandave me çmime deri në 3,500 euro/m² (vjet agjentët pohuan se pronat VIP u shitën edhe me 4,000 euro/m²).
Aktorët e tregut pohojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga kostot më të larta të ndërtimit, për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit, cilësisë, standardeve të projekteve të reja dhe kërkesës së lartë për blerje pronash në bregdet nga shtetas të huaj.
Çmime të larta këtë vit kanë edhe edhe apartamentet në ndërtime 2-3-katëshe ende të papërfunduara të resorteve kryesore. Në resortin turistik të “Kep Mërlit” në Ksamil, çmimet e apartamenteve kanë arritur 4,500 euro/m², në “San Nicolas”, Palasë 2,500 euro/m², në “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit 1,700 deri 2,200 euro/m² dhe në Vlorë, deri në 2,000 euro/m². Çmimet për këto ndërtime parashikojnë të shënojnë rritje 10-15% për vitin 2023.
E-Diaspora
-
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para Nga 27,724 votues të regjistruar jashtë vendit, deri në orën 09:00 kanë votuar 1,117 qytetarë. Procesi... -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër
Jeta në Austri
-
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta Me rritjen e temperaturave, misionet e shpëtimit të kafshëve po shtohen në Vjenë: Disa mace kanë... -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin













