Kriza në Ukrainë
AP: Zelensky, i palodhshëm: 100 fjalime në 100 ditë lufte
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se kur Rusia pushtoi Ukrainën 100 ditë më parë, askush nuk e priste që vendi i tij të rezisonte kaq gjatë.
Madje, thotë Yelensky, udhëheqësit botërorë e këshilluan të ikte.
“Por, ata nuk na njihnin”, tha ai në një fjalim nëpërmjet një videomesazhi një natë të vonë prilli, kur lufta mbushi ditën e saj të 50-të.
“Dhe ata nuk e dinin se sa të guximshëm janë ukrainasit, sa e vlerësojmë ne lirinë”.
Askush nuk e dinte se si 44-vjeçari që nga komediani ishte bërë president, do t’i përgjigjej një pushtimi nga ushtria gjigante ruse, shkruan AP.
Përgjigjja e tij ka qenë e fuqishme dhe publikisht bindëse. Zelensky e ka udhëhequr vendin e tij në ngritjen e një rezistence të ashpër dhe të papritur.
Çdo natë ai ka mbledhur ukrainasit në luftë nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale. Kanë qenë 100 fjalime – një për çdo ditë të luftës – në të cilat ia ka rikujtuar popullit të tij se ai nuk ka ikur dhe se Ukraina me të vërtetë ka mbijetuar.
Me kalimin e ditëve dhe javëve në fytyrën e tij të parruar është shtuar mjekra e errët, duke ia humbur pamjen djaloshare.
Që nga fillimi i luftës ai është veshur me nuanca të ndryshme të jeshiles ushtarake, duke u shfaqur më shpesh me një bluzë të thjeshtë. Përshtypja që ai lë është e qartë: ai ka ardhur nga lufta dhe është gati të kthehet në të.
Një komunikues i palodhur dhe i aftë, Zelensky ka folur me videolidhje me Kombet e Bashkuara, Kuvendin e Britanisë së Madhe, Kongresin e SHBA-së dhe dhjetëra parlamente të tjera në mbarë botën, si dhe me Festivalin e Filmit në Kanë dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në Amerikë.
Rrallëherë një mashkull pa kravatë i është drejtuar kaq shumë VIP-ave. Volodymyr Zelensky ka dhënë edhe intervista për gazetarë.
Por, videoadresimet e tij gjatë natës kanë qenë kanali i tij i preferuar për të informuar dhe frymëzuar ukrainasit.
Ai shpesh e fillon adresimin e tij duke iu drejtuar ukrainasve si “njerëzit e lirë të një vendi të guximshëm” ose “populli i pamposhtur i vendit tonë të madh”. Në ndërkohë, e përfundon gjithmonë njëjtë me shprehjen e tij të famshme – “Lavdi Ukrainës”.
Në këtë komunikim të orëve të vona, Zelensky u tregon bashkëkombasve për liderët botërorë me të cilët ka folur gjatë ditës dhe për përpjekjet e tij për t’i bërë ata liderë të dërgojnë më shumë armë dhe për të vendosur gjithnjë e më shumë sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










