Shqipëria
Shqipëria ofron plazhe për personat me aftësi të kufizuara
Në Shqipëri po aplikohet për herë të parë modeli i një plazhi publik plotësisht i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar.
“Plazhi i aksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar” ndodhet në Golem, Kavajë dhe është një nismë e fondacionit “Së bashku” me mbështetjen e qeverisë austrialiane dhe Bashkisë Kavajë.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, tha se “ky është plazhi i parë dhe i vetëm i këtij lloji në Shqipëri dhe jam fort i lumtur që ndodhet në zonën tonë. Kjo hapësirë mundëson infrastrukturën, sinjalistikën dhe sigurinë e nevojshme për t’u aksesuar nga personat me aftësi të kufizuar”, përcjell Albinfo.ch.
Ky plazh është pozicionuar 500 m larg rrethrrotullimit të Golemit dhe sjell standardet e mëposhtëme; një rrogoz aksesi, i cili është i rezistueshëm ndaj ujit dhe krijon akses në ujë për karrocat, personat që përdorin karrige me rrota, personat me vështirёsi shikimi, këmbësorët etj; një karrige me rrota lundruese plazhi që do të lejojë personat me aftësi të kufizuara fizike dhe tё moshuar për të shijuar detin; një dush të hapur, i cili është i aksesueshëm për personat me të gjitha llojet e aftësive të kufizuara; sinjalistika e nevojshme për identifikimin e plazhit të aksesueshëm.
Agjencia Kombëtare e Turizmit bëri të ditur se në kuadër të projektit është hartuar edhe një manual për plazhet e aksesueshme, në mënyrë që modele të tilla të përsëriten në gjithë bregdetin shqiptar.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













