Kosova
SHBA garanton Suedinë për t’iu bashkuar NATO-s
Suedia ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara se do të marrë mbështetje gjatë periudhës që një aplikim i mundshëm për t’u bashkuar me NATO-n përpunohet nga 30 vendet në aleancë, tha të mërkurën në Uashington Ministrja e Jashtme Ann Linde.
Suedia dhe Finlanda fqinje qëndruan jashtë NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, por aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014 dhe pushtimi i Ukrainës i kanë shtyrë vendet të rimendojnë politikat e tyre të sigurisë, me anëtarësimin në NATO që duket gjithnjë e më i mundshëm.
Të dyja vendet janë të shqetësuara se do të jenë të pambrojtura gjatë një procesi aplikimi, i cili mund të marrë deri në një vit për t’u miratuar nga të gjithë anëtarët e NATO-s, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Natyrisht, nuk do të hyj në asnjë detaj, por ndihem shumë e sigurt se tani kemi një garanci amerikane”, i tha Linde TV suedez nga Uashingtoni pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.
Një deklaratë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së lëshuar pas takimit tha se Blinken kishte riafirmuar përkushtimin e Uashingtonit ndaj politikës së NATO-s për të mirëpritur anëtarët e rinj, por nuk përmendi garancitë e sigurisë.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








