Opinione
Zvicra, vendi ku ndjehesh i plotësuar?
Zvicra, vendi ku të dinë vlerën!
Të njeh personalitetin, e nuk të nënçmon integritetin!
Zvicra, vendi ku nuk ndjehesh i zbrazur, e ku nuk je kurrë vetëm!
Vendi ku të respekton, të çmon dhe të jep barazi!
Zvicra, vendi ku nuk të prekë në dinjitet, përkundrazi ta zhvillon dhe ta përforcon atë!
Zvicra, vendi ku nuk të selekton se cilës kombësi, racë, fe apo etni i takon!
Vendi ku nuk të përbuzë e nuk të nëpërkëmbë.
Zvicra, vendi ku të gjithë e gjejnë veten aty!
Disa rrinë, disa punojnë, disa studiojnë, disa hulumtojnë, disa bëjnë biznes, disa zhvillojnë mjekësinë, disa të tjerë shkencë, disa janë pjesë e ekonomisë zvicerane, sistemeve bankare e financiare!
Disa të tjerë janë bërë pjesë e zhvillimit industrial, arkitekturor e urbanistik të vendit.
Shumë të tjerë shijojnë vendin më të lumtur në botë (sipas shënimeve zyrtare).
Shumë janë bërë pjesë e zhvillimeve politike, udhëheqës politik e institucional.
Zvicra, vendi ku brenda saj ka lejuar të futen të gjitha llojet e kulturave të botës, të gjitha etnitë e kombësitë janë prezentë brenda saj!
Mbi të gjitha!
Vend miqësor, njerëz të afërt, qytetarë të respektueshëm e hapësirë moderne!
Zvicra, ky vend ku nëse nuk e pranon si të veten, nuk ta bën kurrë!
Nuk të pengon, nuk të injoron, nuk të lëndon!
Vend ku askush nuk bëhet pengesë e dikujt tjetër. As nuk bëhet pengesë e mikut, shokut, kolegut, fqinjit!
Vend ku nuk bërtasin e nuk të prishin rehatinë as përgjatë ditëve të punës, e aq më pak vikendeve hiç e më hiç!
Vend ku nuk i bien sirenës së veturës vend e pa vend, ku nuk rrinë orëve të natës nëpër lagje, trotuareve, e mbi gajbet e shitoreve të lagjes!
Zvicra, ku edhe ngjyra e gjelbër është e gjelbër!
Vend që të lejon të predikosh çdo rit fetar. Vend që të lejon të prezantosh çdo traditë e kulturë kombëtare. Vendi ku nuk të pengon të mbash çdo simbol etnik, kulturor, kombëtar e rajonal!
Vend ku të mbështet, të rritë dhe të zhvillon si në: sport, kulturë, arkitekturë, ekonomi, afarizëm, industri, financa, politikë, bujqësi, arsim, media, teknologji, shëndetësi etj.
Zvicra, ky vend ku gjen shërim shpirtëror, familjar e shëndetësor!
Vend ku ta rritë mirëqenien financiare e sociale!
Zvicra, ky vend që nëse një herë e ke provuar ujin e tij, kurrë nuk do të mund të largohesh e ta harrosh, thotë babai im!
Faleminderit Zvicër!
Wir vermissen Dich!
____
ESH
___________
[PS: Sa më me dëshirë këta rreshta të shkruheshin për vendin tim, vendin ku ke lindur! Vendi që nuk të njeh vlerën, nuk të respekton dinjitetin. Vendi që nuk të njeh profesionalitetin e personalitetin! Vendi që të varfëron emocionalisht, shpirtërisht e financiarisht. Vendi, ku rënia e mossuksesi yt i gëzon njerëzit. Vendi ku nuk të njeh kontributin, vendi…]
Nejse, s’po e zgjati më shumë!]
*Ky tekst është opinion i autorit dhe nuk pasqyron qëndrimin e redaksisë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













