Lajme
Gjermania do të marrë borxh ekstra për shkak të luftës në Ukrainë
Qeveria e Gjermanisë ka miratuar marrjen e një borxhi ekstra prej 39.2 miliardë eurosh.
Huaja parashikohet të merret gjatë këtij viti me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga sanksionet ruse dhe lufta në Ukrainë.
“Po përballemi me dy kriza”, tha ministri i Financave, Christina Lindner, pas vendimit të kabinetit qeveritar të mërkurën.
“Pandeminë, që në aspektin ekonomik nuk e kemi kaluar ende dhe lufta në Evropë”, shtoi ai.
Linder shpjegoi se paratë mund të përdoren për të mbuluar rritjen e shpenzimeve për shkak të luftës dhe pasojat e saj.
Këtu përfshihet dhe ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, ndihma humanitare si dhe ndihma për vende të treta të prekura që mund të kenë mungesë ushqimi.
Nga huaja do të mbulohet dhe rritja e çmimit të energjisë për familjet gjermane.
Me këtë ndryshim të buxhetit, Gjermania do të marrë një borxh prej 138.9 miliardë eurosh, pas rekordit të një viti më parë, ku borxhi ishte më shumë se 200 miliardë euro. /Bloomberg
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











