Kosova

Clinton evokon kujtimet me Albright, përmend edhe Kosovën

"Ne ecëm dorë për dore nëpër Prishtinë në një të dielë me diell qershori", tha Clinton

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë ceremonisë së varrimit të ish-sekretares amerikane Albright ka evokuar kujtime gjatë kohës sa kishte punuar me të, shkruan Albinfo.ch.

Në kuadër të këtyre kujtimeve, Clinton nuk la pa përmendur edhe Kosovën, përkatësisht vizitën që pati së fundmi me të ndjerën Albright me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pasi konflikti atje i çliroi nga një kërcënim i vërtetë gjenocidi, ne ecëm dorë për dore nëpër Prishtinë në një të diel me diell qershori. Poshtë rrugës ishin gjysmë milionë njerëz, në një vend të vogël si ai. Dhe arritëm te tema e shëtitjes sonë, e cila ishte një bust i bukur i Madeleine, i rrethuar nga një stendë e gjatë, që ishte nderimi i tyre për të qenë aty për ta”, tha Clinton.