Lajme
Gjermania, e gatshme të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë
Në mesin e vendeve që pritet të bëjnë publike rritjen e përkrahjes ushtarake për Ukrainën gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së, është edhe Gjermania.
Siç raporton BBC, qeveria gjermane pritet të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë.
E një prej këtyre armëve është Gepardi, që ka dy topa dhe përdoret nga ushtria gjermane që nga vitet e 70-ta, dhe vendoset zakonisht në shasinë e tankut gjerman Leopard.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, pritet të zbulojë detaje gjatë takimit të ministrave perëndimorë të Mbrojtjes në bazën ajrore amerikan Ramstein në Gjermani.
Megjithatë, nuk dihet se sa prej këtyre armëve të rënda gjermane do të dërgohen në Ukrainë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













