Të tjera
Shumica e serbëve kundër anëtarësimit në BE
Për herë të parë në dy dekadat e fundit, numri i qytetarëve serbë që do votonin kundër anëtarësimit në BE ka kaluar atë të atyre që do të votonin pro.
Sipas një sondazhi të agjencisë IPSOS, 44% e qytetarëve janë kundër anëtarësimit dhe vetëm 35% pro tij.
Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia e ka vendin e saj në Bashkimin Europian.
“Mendoj se Serbia ka vendin e saj në BE, besoj se ne duhet të vijojmë shtegun evropian dhe të luftojmë për një anëtarësim dinjitoz në Evropë. Por duhet të ruajmë edhe pavarësinë e vendimmarrjes, të paktën derisa të bëhemi vend anëtar”, u shpreh Vuçiç.
Rezultatet e sondazhit u publikuan në një kohë kur Parlamenti Evropian deklaroi se ndjente keqardhje që Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
“Mendoj se ky sondazh, bashkë me rezultatet e tij, u bë për të hetuar efektet e një vendimi potencial të qeverisë serbe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për pranimin e të gjitha masave kufizuese të vendosura nga BE ndaj Moskës”, tha Nemanja Todoroviç Stiplija, nga agjencia European Western Balkans, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, rënia e mbështetjes për anëtarësimin në BE do të intensifikojë dilemën e politikës së jashtme serbe.
E-Diaspora
-
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë Granit Xhaka nuk pati një mbrëmje të lehtë të martën në Prishtinë. Gjatë çdo prekje të... -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










