Kosova
Veturat në Kosovë, më të vjetra për 10 vjet se sa ato të BE-së
Që nga 1 janari 2018, të gjitha veturat e kategorisë më të vjetra se 10 vjet dhe ato që nuk kanë motor të standardit “Euro 4” nuk mund të zhdoganoheshin brenda territorit të Kosovës.
Kjo ishte bërë për shkak të kufizimeve ligjore në import dhe për të ruajtur ambientin nga lirimi i gazrave të makinave.
Përcaktimi i vjetërsisë merret për bazë viti i parë i regjistrimit, i cili duhet të jetë brenda periudhës 01 janar deri 31 dhjetor të vitit 2012.
Në përgjithësi mesatarja e vjetërsisë se veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet, apo rreth 10 vjet më shumë sesa mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda Bashkimit Evropian.
Gjatë vitit 2019, ishte provuar që të hiqet ky kufizim, por se nuk kishe pasur sukses ky propozim, e që ishte rrëzuar në Kuvendin e Kosovës.
Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në vendin tonë janë të regjistruara rreth 400 mijë mjete motorike dhe jomotorike apo një rritje prej 11.4 për qind se viti paraprak.
“Në vitin 2021, në Kosovë janë të regjistruara 397,935 mjete motorike dhe jomotorike, në raport me vitin 2020 kemi rritje për 11.4 për qind”, thotë ASK.
Pjesëmarrjen më të madhe kanë veturat me 322 mijë e 381 automjete, ndjekur nga transportuesit mbi 3.5 tonelata me 27,748 dhe ata nën 3.5 tonelata me 42 mijë e 730 mjete.
Makinat e BE-së tani janë mesatarisht 11.8 vjet të vjetra. Lituania dhe Rumania kanë flotën më të vjetër të makinave, me pothuajse 17 vjet, ndërsa më të rejat mund të gjenden në Luksemburg me 6.7 vjet.
Mosha mesatare e automjeteve të lehta komerciale në BE është 11.9 vjet. Nga katër tregjet kryesore të BE-së, Italia ka flotën më të vjetër të furgonëve me 13.8 vjet, e ndjekur nga Spanja me 13.3 vjet.
Për veturat e reja që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, që nga zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, në vitin 2016, nuk paguhen taksa doganore.
Kurse për veturat e përdorura, taksa doganore paguhet 9 për qind nga 10 për qind sa ka qenë më herët. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














