Shqipëria
Shqipëria ul taksat për turistët që vijnë përmes Aeroportit
Udhëtarët që do të hyjnë në Shqipëri me anë të transportit ajror do të paguajnë më pak prej muajit maj.
Një vendim i Ministrisë së Financave në bashkërendim me atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, botuar tashmë në Fletoren Zyrtare e ul në 1 euro, nga 10 euro që ishte tarifën e kalimin me avion të kufirit të vendit, njohur gjerësisht si taksa e fluturimeve.
Për operatorët turistikë, ky është i vetmi lajm i mirë në kushtet e shtrenjtimit të gjithçkaje tjetër. “Qeveria mund të marrë më pak taksë në momentin fillestar, por me rritjen e trafikut dhe numrit të turistëve, kuptohet që rriten më shumë të ardhurat, ulen më shumë çmimet e fluturimeve dhe besoj që do të sjellë impakt shumë pozitiv”, thotë për A2 Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, përfaqësues të sektorit të turizmit kërkojnë heqjen me urgjencë të masave për të hyrë në territorin e vendit.
“Në kulmin e pandemisë Shqipëria ishte një ndër katër vendet në botë që nuk kishte asnjë kërkesë në kufi. Dhe tani që të gjitha vendet po i heqin këto kërkesa, ne i vazhdojmë t’i mbajmë në mënyrë të çuditshme”, thotë Vathi.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












