Kosova
Mbi 18 mijë serb të Kosovës votuan në Serbi
Kryeministri Albin Kurti ngriti shqetësin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Mbi 18 mijë serb të Kosovës votuan p;ër zgjedhjet në Serbi. Këto të dhëna i bëri publikke kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Një ditë pas zgjedhjeve në Serbi, Kurti falënderoi Policinë e Kosovës për profesionalizëm dhe efikasitet. Ai po ashtu tha se edhe qytetarët serbë që kanë edhe shtetësi të Serbisë përveçse të Kosovës të cilët ishin të qetë teksa shkuan në katër komunat në Serbi për të votuar atje, përcjell Albinfo.ch.
“Gjithçka ishte paqësore. Kjo dëshmoi që Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës pa dallim. Zgjedhjet e Serbisë nuk u mbajtën në territorin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk e kishim një marrëveshje paraprake siç e kemi kërkuar. Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc iu është bërë një padrejtësi e madhe meqenëse rreth 6 mijë vetave atje u janë pasivizuar adresat duke i diskriminuar mbi baza kombëtare. Po ndodhë një lloj spastrimi etnik, administrativ e burokratik i heshtur e i ftohtë e megjithatë me pasoja shumë të rënda, dhe unë besoj që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vjen edhe për shkak të këtij spastrimi të heshtur që po iu bëhet atyre atje me metoda joluftarake kësaj radhe por administrative e burokratike”, u shpreh Kurti për mediat në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










