Kosova
Kosovë: Reagon Ministria e Jashtme pas arrestimit të kosovarit në Serbi
Sipas MPJ, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet serbe për t’i sqaruar rrethanat
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një deklarate ka reaguar pas arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj në kufirin Hungari – Serbi.
Sipas MPJ, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet serbe për t’i sqaruar rrethanat, përcjell Albinfo.ch.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












