Kriza në Ukrainë
Biden për Putinin: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”
Biden e paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin me terma të prerë kundër një sulmi në territorin e NATO-s. “As mos mendoni të ndërmerrni veprime kundër një centimetër të territorit të NATO-s”
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përgatitur botën për një konflikt të gjatë për rendin e ardhshëm ndërkombëtar, shkruan srf.ch.
Bëhet fjalë për një “betejë të madhe midis demokracisë dhe autokracisë, midis lirisë dhe shtypjes, midis një rendi të bazuar në rregulla dhe atij që përcaktohet nga forca brutale”, është shprehur Biden në një fjalim në Kështjellën Mbretërore të Varshavës të shtunën në mbrëmje, transmeton albinfo.ch.
“Duhet të jemi të qartë për këtë: kjo betejë nuk do të bëhet me ditë apo muaj. Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë”.
Biden e paralajmëroi presidentin rus, Vladimir Putin, me terma të prerë kundër një sulmi në territorin e NATO-s. “As mos mendoni të ndërmerrni veprime kundër një centimetër të territorit të NATO-s”, tha ai. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj të NATO-s kanë një “obligim të shenjtë” për të mbrojtur territorin e aleancës me fuqinë e kombinuar të të gjithë anëtarëve”, tha Biden.
“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Biden pa përmendur në mënyrë eksplicite presidentin rus në këtë pikë. Putin e ka llogaritur gabim agresionin në Ukrainë.
NATO dhe Perëndimi tani janë “më të bashkuar” se kurrë më parë, transmeton albinfo.ch. Rusia donte më pak ushtarë të NATO-s në Evropën Lindore, tani ka më shumë, tha ai. Vetëm forcat e armatosura amerikane tani kanë më shumë se 100,000 ushtarë në Evropë.
(Foto; Screenshot SRF)
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











