Kosova
Rritet eksporti i mallërave të Kosovës
Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport përmenden SHBA-ja me 23.6 për qind dhe Zvicra me 7.9 për qind.
Bazuar në statistikat e publikuara së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti i mallrave në Kosovë në muajin shkurt 2022 kishte vlerën 65.2 milionë euro, ndërsa importi 414.7 milionë euro, që është një rritje prej 34.8% për eksport dhe 37.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
“Kosova ka rritur eksportin e mallrave me 37.5 për qind, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut janë partnerët kryesor për tregti gjatë muajit shkurt 2022”, thuhet mes tjerash në raport, përcjell Albinfo.ch.
Të dhënat e dala nga raporti “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, shkurt 2022“, 28.9 për qind të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, ndjekur nga 23.7 për qind që e përbëjnë metalet bazë, 13.2 për qind e përbëjnë plastika, goma, 6.9 për qind e përbëjnë produktet minerale dhe 5.6 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.
Ndërsa, sipas grupeve kryesore për import, 21 për qind e përbëjnë produktet minerale, pasuar me 10.9 për qind që e përbëjnë metalet bazë, 10.5 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 9.9 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 8 për qind janë produktet e industrisë kimike, 7.6 për qind është plastika, goma dhe artikujt prej tyre dhe 6.5 për qind e përbëjnë mjetet e transportit.
Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 19.3 milionë euro ose rreth 29.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.3 për qind.
Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Gjermania me 8.8 për qind, Italia me 5.1 për qind dhe Bulgaria me 2.4 për qind.
Importet e Kosovës nga këto vende ishin rreth 190.4 milionë euro ose 45.9 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 27.8 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Sllovenia me 12.4 për qind, Gjermania me 10.8 për qind dhe Italia me 4 për qind.
Në muajin shkurt 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 22.0 milionë euro ose 33.8 për qind të eksporteve të përgjithshme me një rritje prej 36.7 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Maqedonia e Veriut me 13.4 për qind, Shqipëria me 8.8 për qind, Serbia me 6.3 për qind dhe Mali i Zi me 3.9 për qind.
Ndërkaq, importet arritën në 68 milionë euro ose 16.4 për qind të importeve të përgjithshme me një rritje prej 36 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 5.9 për qind, Maqedonia e Veriut me 4.9 për qind dhe Shqipëria me 4.4 për qind.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 23.8 milionë euro ose 36.6 për qind.
Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden SHBA-ja me 23.6 për qind dhe Zvicra me 7.9 për qind.
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 156.1 milionë euro ose 37.7 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 12.9 për qind dhe Kina me 9.5 për qind.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













