Kosova
Kosovë: Arrestohen 3 zyrtarë për keqpërdorim të parasë publike
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas shumë veprimeve hetimore/operative, përmes hetuesve kompetentë kanë arritur të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale (duke i shkaktuar dëme buxhetit të Ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete).
Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore/operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione të tjera për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara, përmes veprimeve policore, me çka dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale.
Hetuesit kanë siguruar prezencën e personave të dyshuar, të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se:
Më këto veprime të dyshuarit L.R., R.B., F.T. dhe V.K. dyshohet se kanë kryer veprat penale:
“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, lidhur me nenin 31,
“Konflikti i interesit” nga neni 423, lidhur me nenin 31
“Ndihma” nga neni 33, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore– Prishtinë sot, më 14.03.2022, të dyshuarit e lartcekur me iniciale (R.B. dhe L.R.) janë shoqëruar në Polici dhe nga aty me Vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa të dyshuarit me iniciale (F.T. dhe V.K.) me Vendim të Prokurorit kujdestar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











