Kosova
Osmani e Gërvalla, në takim virtual me ambasadorët e misioneve diplomatike të Kosovës
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet ndërkombëtare pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe ndikimit që ka ky agresion në rajon dhe Kosovë
Presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla- Schwarz diskutuan me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, dje kanë zhvilluar një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet ndërkombëtare pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe ndikimit që ka ky agresion në rajon dhe Kosovë.
Presidentja Osmani në cilësinë e udhëheqëses të politikës së jashtme kërkoi angazhim shtesë nga ambasadat dhe përfaqësitë e Republikës së Kosovës në shtetet e akredituara në funksion të shtimit të mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën dhe nismat për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”













