Shqipëria
Shqipëria, i vetmi vend në rajon me rritje të fluturimeve
Shqipëria renditet si shteti i vetëm i Europës që ka shënuar rritje të fluturimeve në javën 24 shkurt deri në 2 mars në raport me periudhën e parapandemisë.
Të dhënat janë bërë të ditura në buletinin javor të Eurocontrol, institucionit europian që rregullon fluturimet ajrore të Europës, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm Shqipëria shënoi rritje të fluturimeve me 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të parapandemisë. Për Armeninë dhe Bosnjën, tkurrja ishte përkatësisht -7 dhe -8%, ndërsa tek të gjitha shtetet e tjera, rënia ishte dy shifrore.
Tkurrja më e lartë u shënua për Ukraninën, që nuk realizoi asnjë fluturim në javën në fjalë, për shkak të luftës, e ndjekur nga Moldavia, me rënie 88%, ndërsa nuk raportohen të dhëna për Rusinë (shih grafikun në fund).
Sipas Eurocontrol, në shkurt 2022, trafiku i fluturimeve ishte sa 71% e të njëjtës periudhë të vitit 2019, transmeton monitor.
Gjatë javës së kaluar, Ryanair ishte operatori më i ngarkuar i avionëve me 1,959 fluturime në ditë mesatarisht, i ndjekur nga easyJet (1,118), Turkish Airlines (1,001), Air France (830), Lufthansa (797) dhe KLM (634).
Trafiku i brendshëm kundrejt 2019 për Europën ka rënë me -25%, SHBA-të me -11%, Kina, me-21% dhe Lindja e Mesme (-5%).
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












