Shqipëria
Shqipëria mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti Ilir Meta mblodhi pasditen e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua mbi të gjitha masat që do të ndërmerren për të adresuar situatën në Ukrainë.
Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit, Presidenti Meta dënoi me ashpërsinë më të madhe sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, shtet i pavarur dhe sovran.
“Pas përshkallëzimit të situatës gjatë mëngjesit të sotëm, kur nisi agresioni ushtarak rus në Ukrainë, vendosa të thërras përsëri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të bërë një rivlerësim të situatës që prej mbledhjes së fundit të 14 shkurtit 2022 mbi këtë temë”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
Meta informoi se “Këshilli diskutoi mbi të gjitha masat që do të ndërmerren për të adresuar këtë situatë, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët, si sa u përket angazhimeve tona ndërkombëtare, ashtu edhe në raport me sigurinë në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
“Ky përshkallëzim i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB, Marrëveshjes së Minskut, Memorandumit të Budapestit, dhe minon sigurinë dhe paqen në mbarë Europën”, tha Meta.
Në emër të popullit shqiptar, Meta shprehu dhimbjen e thellë për jetët e humbura gjatë këtij sulmi, dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
“Në këto momente dramatike, shpreh gjithashtu solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës, dhe institucionet e saj demokratike. Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO, dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u bashkohet thirrjeve të Aleancës dhe të bashkësisë ndërkombëtare drejtuar Rusisë për të braktisur menjëherë këtë rrugë të dhunës dhe agresionit, të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare, dhe të kthehet në rrugën e dialogut”, tha ai.
Meta, siç njofton atsh, theksoi se “Shqipëria qëndron në unison me NATO dhe BE, dhe do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët”.
“Bashkë me Aleancën dhe Bashkimin Europian do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë”, tha Meta.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












