Kosova
Kosovë: Ministri i Financave e krahason mbështetjen e qytetarëve me Austrinë e Francën
Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë dyfishuar masën e asistencës sociale për muajt nëntor e dhjetor, si dhe vazhdimin e mbështetjes shtesë për 26 mijë familje për tërë vitin 2022.
“Mbështetjen e 300 mijë pensionmarrësve me një pagesë të njëhershme prej 100 eurosh për muajin nëntor. Masë të ngjashme kishte ndërmarrë edhe Franca, duke mbështetur familjet e varfra me nga 100 euro, pagesë e njëhershme. Rritjen me 11% për pensionet bazike dhe me 33% për personat me aftësi të kufizuar, përkatësisht, për 170 mijë pensionmarrës”.
“Mbrojtjen e 600 mijë amvisërive nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, duke ndarë 120 milionë euro nga buxheti. Që mesatarisht i bie se secila amvisëri është mbështetur me 200 euro për të mos lejuar rritjen e papërballueshme të çmimit. Sa për krahasim, Austria ka ndarë nga 150 euro për familje pagesë të njëhershme, për t’i ndihmuar ta përballojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar ai.
Në total, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve kemi ndarë rreth 190 milionë euro, vetëm në 4 muajt e fundit.
“Dhe do të vazhdojmë mbështetjen ndaj qytetarëve, sepse kjo qeveri është në anën e qytetarëve. Madje, me nivelin e mbështetjes mund të krahasohemi edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht, si Franca e Austria. Por nëse i pyet opozitën, ata do të thonë se qeveria nuk po bën asgjë. Madje, edhe fajin për rritjen globale të çmimeve tentojnë t’ia mveshin kësaj qeverie”, ka shkruar Murati në Facebook.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













