Shqipëria
Kërkesat e shqiptarëve për azil, synohet parandalimi
Derisa janë rritur kërkesat për azil, Ministria e Brendshme në Shqipëri ka theksuar nevojën që të parandalohet emigrimi i parregullt
Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet anëtare të BE-së nuk kanë të ndalur, me gjithë thirrjet e herëpashershme dhe deklarata që shtetasit shqiptarë nuk mund të fitojnë azil në vendet e BE-së.
Duke parë kërkesat në rritje për azil dhe tentativat e herëpashershme, veçanërisht të të rinjve, për t’u larguar me çdo kusht nga vendi, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare të Migracionit dhe prefekturën e Kukësit, organizuan një takim informues për parandalimin e emigracionit të parregullt.
Një prej mënyrave për të shmangur këtë fenomen ishte thirrja që të rinjtë të mos largohen si të mundin nga vendi, por të arsimohen ose të ndjekin kurset kualifikuese, në mënyrë që të jenë të përgatitur dhe të kenë dëshmi të profesioneve për një punësim të sigurt në vendet e BE-së, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në tremujorin e tretë të viti të kaluar në Francë janë regjistruar 5800 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, prej të cilëve 3300 ishin të rinj. Këto shifra janë më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2020.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











