Shqipëria
Shqipëri: Rritet importi i veturave elektrike
Shqipëria ka qenë ndër vendet e para në rajon, e cila ka hequr pagesat doganore për import të veturave elektrike. E ky vendim ka ndikuar që në vend të ketë numër të lartë të importimit të këtyre veturave, transmeton Albinfo.ch.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, në zbatim të direktivave europiane, ka qenë e para ndër administratat doganore të rajonit që ka përqafuar qasjen ambientaliste lidhur me lehtësitë fiskale për autoveturat e reja elektrike.
Në një njoftimin për media ata bëjnë të ditur se që në vitin 2020 është hequr pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në doganë për importin e autoveturave elektrike të reja.
Duke iu referuar statistikave të viteve të fundit të importeve, vërehet një rritje e trendit të importit dhe kërkesës.
Megjithëse viti 2020 ishte një vit pandemik, sërish janë importuar rreth 215 autovetura elektrike të reja, 309 në 2021 dhe pritet që për 2022 ky numër të kalojë mbi 500.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











