Kosova
Kosova e Serbia, me marrëveshje për të mos e ‘sulmuar’ njëra-tjetrën
Lajmin se është duke u përgatitur një marrëveshje e tillë e dha zëvendës kryeministri i Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen, sipas të cilës zotohen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën.
Bislimi ka thënë për Kanal 10 se Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson marrëveshjen e tillë.
Sipas tij, fillimisht Serbia kishte refuzuar të flasë për këtë temë, por BE-ja do ta quajë “marrëveshje mirëbesimi” mes palëve.
Sipas njeriut të dytë të qeverisë, një takim mes krerëve të shtetit pritet të ndodhë para zgjedhjeve të Serbisë, që mbahen në fillim të prillit.
Bislimi ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA-në kurrë nuk kanë qenë më të mira se nën këtë qeveri.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










