Shqipëria
Turqia furnizon Shqipërinë me dronë intelegjentë në vlerë 8 milionë euro
Dronët inteligjentë pritet të përdoren për kontrollin e territorit në Shqipëri nga policia
Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dronë super inteligjentë. Qeveria shqiptare do të paguajë 8 milionë euro për këtë.
Dronët do të shërbejnë për rritjen e sigurisë kombëtare në tërësi, transmeton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, ende nuk dihet se kur këta dronë do të jenë në dispozicion të policisë shqiptare.
Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021 qeveria shqiptare e cilësonte këtë projekt si prioritar, i cili do të kushtojë 8 milionë euro.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka parë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese. Këta dronë janë prodhim i kompanisë turke “Baykar Technologies”.
Sipas asaj që raporton vetë kompania turke, marrëveshje për furnizim me dronë inteligjentë ka lidhur edhe me shtete, si Polonia, Ukraina, Azerbajxhani, Letonia dhe Pakistani.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











