Kosova
Serbia dyshohet se po financon instalimin e kamerave kineze për të monitoruar Kosovën
Beogradi thuhet se fshehtas po financon përpjekjet për të instaluar kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme kineze në Kosovë.
Me këtë, Kosova rrezikon të kthehet në laborator për futjen e pajisjeve kineze të gjurmimit nëpërmjet Serbisë, ka mësuar Shërbimi i Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Në dhjetor, autoritetet paralele serbe në Kosovë mësohet se kanë nënshkruar kontratë dhjetëra-mijëra euroshe për të blerë disa kamera të sigurisë incizues digjitale dhe pajisje të tjera nga kompania “Zhejiang Dahua Technologies”, që është pjesë e listës së zezë amerikane për të monitoruar shkollat në disa vende, sipas dokumenteve të siguruara.
Ndërsa theksohet se një Zyrë e Qeverisë Serbe që kujdeset për raportet me komunat me shumicë serbe, ka siguruar fondin.
Mirëpo, autoritetet e Kosovës, si Qeveria, Policia dhe Dogana, kanë heshtur apo kanë thënë se s’kanë informata për planet e Beogradit.
Skema mund t’u kontribuojë kompanive ndaj pranisë së të cilave Kosova ka dalë kundër.
Thuhet se bëhet fjalë për tekonologjinë e identifikimit të fytyrës dhe teknologji të tjera të bazuara në inteligjencën artificiale, të kompanive “Huawei”, “Dahua” e tjera që janë të lidhura ngushtë me Pekinin.
Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka mbrojtur gjithmonë Pekinin në politikën e jashtme dhe i ka lavdëruar investimet kineze në sektorin e teknologjisë.
Kina vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe s’ka raporte diplomatike me Prishtinën.
“Nëse Kina fiton territor aktualisht dhe në të ardhmen për infrastrukturën digjitale në rajon, mund të konsiderohet si rrezik i sigurisë jo vetëm për rajonin, por edhe për SHBA-në”, ka thënë Stefan Vladisavljev i Forumit të Sigurisë në Beograd.
Kina ka qëllim të avancojë “qytetet e mençura” duke siguruar teknologji për të ndihmuar qeveritë dhe komunat që të kontrollojnë më lehtë qytetarët e pajisur me dokumentet zyrtare.
Në një përgjigje këtë javë për REL, Vladisavljev është shprehur se mendon që marrëveshja me “Dahuan” nuk është diçka e madhe, por ka shtuar se kjo tregon gjendjen e çrregullt të menaxhimit të Prishtinës mbi autoritetet në veri të Kosovës.
Institucionet paralele serbe në Gjilan kanë nënshkruar marrëveshje më 16 dhjetor për të blerë pajisje të “Dahuas”, në vlerë prej 39 mijë eurosh.
Blerja është bërë përmes kompanisë “Neva Company” që ishte regjistruar nga autoritetet serbe në shtator.
Aty specifikohet blerja e 196 kamerave të mbikëqyrjes të njohura si “kamera plumb”, 30 hard-drives, 30 incizues dhe 9000 metra kabllo.
Kontrata e transportit, instalimit dhe operimit zgjat 30 ditë.
Ato do të shërbejnë në 30 hapësira, shumicën shkolla, në 12 zona.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











