Kosova
Shqipëria i ofron Kosovës energji falas, pret që Kosova t’ia kthejë verës
Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë detaje sot pas vendimit që Shqipëria të ndihmojë Kosovën përgjatë dy ditëve festive, 31 dhjetor dhe 1 janar, në furnizimin me energji elektrike të popullatës.
Ajo ka bërë të ditur se energjia që do t’i jepet Kosovës llogaritet 7680 megavatë dhe se për këtë Kosova nuk do të paguajë para, por do ta kthejë sasinë e energjisë përgjatë periudhës së verës, atëherë kur Shqipëria përballet me mungesë të reshjeve, transmeton Albinfo.ch.
“Kryeministri ka kërkuar dje që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të gjente një mundësi për të furnizuar Republikën e Kosovës me energji përgjatë dy ditëve të festave, 31 dhjetor-1 janar. Pavarësisht se Republika e Shqipërisë, si të gjitha vendet e tjera, jo vetëm të rajonit, por edhe botës, përballet me krizën energjetike, ne do të sakrifikojmë dhe do të heqim nga rezervat tona për t’a dërguar Kosovës. Kemi bërë një rakordim me Republikën e Kosovës dhe sasia e dërguar do të jetë 7680 megavatë. Transmetimi do të nisë në orën 07:00 të datës 31 dhjetor deri në orën 24:00 të datës 1 janar. Do të jetë një instrument që ne e quajmë depozitim, pra për gjithçka që ne do të dërgojmë, nuk do të ketë shkëmbim financiar. Nuk presim nga Republika e Kosovës, në këto kushte që ata ndodhen, të na paguajnë para, por kjo sasi do na kthehet kur ata të kenë komoditetin e nevojshëm, në periudhën e verës, nga qershori deri në shtator, kur Shqipëria ndeshet me mungesë të rezervave hidrike. Do të mundohemi të krijojmë një mishel nga depozitat që do të krijohen këto ditë nga reshjet që kemi. Sigurisht ne do të jemi në kushtet e importit edhe për Republikën e Shqipërisë. Shpresoj t’ia dalim me rezervat tona“, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












