Muzikë
Gjon Muharremaj, një artist model që frymëzon
“Ndihem si një puzzle i madh që kam pjesë nga çdo vend: Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër dhe jam shumë krenar që këto vende nuk më kanë harruar”, thotë ai
Për të prezantuar Gjon Muharremajn, “Gjon`s Tears” nuk duhen shumë fjalë. Mjafton të thuhet se ai zuri vendin e tretë në Eurovizionin 2021, duke i siguruar kështu Zvicrës një sukses pothuajse të paimagjinueshëm në këtë festival. Në fakt, juria profesionale e kishte zgjedhur atë si më të mirin por më vonë, votat e publikut e zbritën për dy vende më poshtë.
Si shumë këngëtarë të njohur sot, edhe Gjon Muharremaj e ka nisur rrugëtimin e tij në muzikë, në një talent show. Në vitin në vitin 2011, në moshën 12 vjeç, garoi në sezonin e parë të talent show-t “Albanians Got Talent”, ku arriti të renditej i treti në finale. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinalen e “Die grössten Schweizer Talente”. Ndërsa në vitin 2019, Gjoni mori pjesë në audicionet për sezonin e tetë të “The Voice France” ku arriti në gjysmëfinale.
Për të pushtuar më tej në vitin 2021 skenën evropiane te Eurovision song Contest, ku u rendit i treti. “Jam shumë i lumtur që kam arritur vendin e tretë dhe kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria”, ka deklaruar ai, i lumtur pas finales, për mediat zvicerane. “Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj. Për mua, votimi i jurisë do të thotë që unë kam diçka të veçantë”.
Suksesi i madh që ka arritur në vitin që po lëmë pas, nuk e ka tjetërsuar Gjon Muharremajn. Ai thotë se ndihet krenar për faktin që është rritur në gjirin e disa kulturave, duke përmendur kulturën shqiptare, kosovare dhe zvicerane.

“Ndihem si një puzzle i madh që kam pjesë nga çdo vend: Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër dhe jam shumë krenar që këto vende nuk më kanë harruar”, u shpreh ai.
“Unë kam lindur në Zvicër dhe aty e kam mësuar gjuhën shqipe. Gjuha shqipe më ka mahnitur, doja ta mësoja. E kam mësuar me mamin, por alfabetin e kam mësuar vetë, me anë të internetit”.
Artisti me origjinë shqiptare, pas suksesit në Eurovision ka nënshkruar një kontratë me një kompani diskografike në Francë, për të filluar punën me një album muzikor që pritet të dalë në treg nga qershori i vitit 2022.
“Jam duke punuar për një projekt, jam duke nënshkruar një shtëpi diskografike në Paris dhe do të shkoj të jetoj dhe të punoj atje. Pritet një album sa më shpejt, nga qershori i viti tjetër”, u shpreh Gjon Muharremaj.
Albinfo.ch, duke e zgjedhur Personalitet të Vitit 2021 vlerëson jo vetëm arritjet e jashtëzakonshme muzikore të artistit të ri por edhe funksionin e tij si model ideal prej të cilit marrin shembull të rinjtë e komunitetit tonë dhe jo vetëm, në rrugën e përmbushjes së ambicieve të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














