Lajme
Shkrirja e shpejtë e akullnajave të Himalajeve mund të shkaktojë krizë për ujë
Akullnajat në Himalaje janë duke u shkrirë me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë dhe mund të kthehen në një kërcënim për furnizimin me ujë për milionë njerëz në Azi, paralajmëron një studim i fundit i botuar në “Scientific Reports”.
Studiuesit kanë zbuluar se akullnaja e Himalajeve po shkrihen 10 herë më shpejt krahasuar me periudhën para vitit 2000.
Kjo shkrirje e akullit mund të ketë ndikim në qindra miliona banorë që jetojnë përgjatë lumenjve kryesorë të Azisë.
Vargmalet e Himalajeve ruajnë sasinë e tretë më të madhe në botë të akullit pas Antarktidës dhe Arktikut, duke u quajtur edhe si “poli i tretë”, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Autori i studimit të fundit është dr. Simon Cook, një lektor në gjeografi dhe shkencë mjedisi në Universitetin e Dundee, në Skoci.
“Ky studim është vetëm konfirmimi i fundit se ato ndryshime po ndodhin me një shpejtësi të madhe dhe do të kenë një ndikim tejet të rëndësishëm në rajone të tëra”, tha Cook.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën Zvicra nuk duhet ta shohë shumëgjuhësinë vetëm përmes katër gjuhëve kombëtare. Ministrja federale Elisabeth Baume-Schneider ka... -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?













