Lajme
8 ushqimet që dëmtojnë veshkat
Këto ushqime duhet t’i shmangni
Dihet se veshkat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit.
Veshkat janë gjithë kohën në punë, madje luajnë rol edhe në tensionin e gjakut.
Cilësia e regjimit ushqimor ndikon fort në punën e veshkave.
Disa ushqime janë të dëmshme për veshkat, madje nxisin shumë sëmundje.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 8 ushqimet që shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat.
Mishi i kuq: përmban shumë proteina, të cilat janë të dobishme për muskujt, por sfiduese për veshkat.
Mishi i kuq është gjithashtu i pasur në yndyrna të ngopura.
AgroWeb.org ju këshillon se veshkat kanë nevojë për pak yndyrna, por një sasi e lartë e tyre dëmton veshkat dhe rrit masën e mbetjeve acidike në trup.
Alkooli: është një toksinë e cila duhet filtruar nga veshkat.
Nëse e teproni me alkoolin, funksioni i veshkave tuaja do të ndryshojë dhe ato nuk do të jenë në gjendje të filtrojnë mirë gjakun.
Alkooli e dehidraton organizmin dhe veshkat funksionojnë më mirë në një organizëm të hidratuar.
Kripa: sasitë e tepërta të kripës i detyrojnë veshkat të ruajnë më shumë depozita uji për tretjen e saj.
Kjo gjë nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave.
Për të përmirësuar këto aftësi, ekspertët rekomandojnë të konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium.
Kafeina: përshpejton qarkullimin e gjakut dhe rrit tensionin e tij.
Ajo ndikon në aftësitë e veshkave për përthithjen e ujit dhe nxit dehidratimin.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre pijeve me kafeinë në ditë.
Pijet energjike dhe të gazuara: këto lëngje nuk kanë asnjë vlerë shëndetësore.
Ato janë të pasura me kafeinë, sheqerna dhe ngjyrues të rrezikshme.
Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë veshkat dhe aftësinë e tyre filtruese.
Ëmbëlsuesit artificialë: këto substanca që gjenden te pijet e gazuara që trumbetohen sikur kanë pak kalori, janë të dëmshme për veshkat.
Pirja e dy prej tyre në ditë do të dëmtojë eventualisht funksionin e veshkave.
Produktet e bulmetit: këto produkte janë të pasura me kalcium dhe proteinë, por nuk duhet ta teproni me konsumin e tyre.
Kalciumi i tepërt mund të nxisë formimin e gurëve në veshka. Barra e rëndë e punës së veshkave mund të çojë mbetjet në organizëm në nivele të rrezikshme.
Ushqimet joorganike: ushqimet joorganike që janë të pasura me pesticide nxisin shfaqjen e sëmundjeve kronike të veshkave.
Nivelet e larta të pesticideve në trup shkaktojnë një dëm të lartë oksidues të veshkave.
Shëndeti i veshkave nuk kërkon sakrifica të mëdha. Ju mund të mos hiqni dorë nga kafeja e mëngjesit apo bifteku në drekë.
Shijojeni edhe djathin herë pas here, por mundohuni të hani fruta dhe perime të stinës që janë organike dhe pa pesticide dhe thuajini lamtumirë pijeve të gazuara./AgroWeb.org
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026











