Kosova
Kush është ministrja serbe që po kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën?
Ministrja për të Drejtat e Njerëzve, Komuniteteve si dhe për dialogun e brendshëm në Serbi, Gordana Qomis ka folur së fundi për marrëdhëniet e Serbisë me vendet e rajonit, si dhe dialogun e brendshëm në Serbi.
Gjatë një interviste për EUROACTIV, rrjeti i mediave të specializuara në politikat e Bashkimit Evropian, Qomir ka folur edhe për Kosovën.
Ajo ka ftuar Bashkimin Evropian të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
“Kjo nuk i kushton asgjë (BE-së), por përçon mesazhin se BE-ja mbetët pas asaj se projekti i paqes është ideja themelore mbi të cilën është ndërtuar unioni”, ka thënë Qomiq.
Ndryshe nga Qomiq, kolegu i saj ministër në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, thuajse çdo ditë ka vazhduar me fyerje në drejtim të shqiptarëve, e shpesh herë nuk ka hezituar edhe të kërcënojë.
Së fundi madje ai pati edhe disa deklarata lidhur me masakrën e Reçakut, duke e quajtur “ngjarje të rreme”
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













