Shqipëria
Emigrantët dërgojnë rekord parash për familjet e tyre në Shqipëri
Bëhet e ditur se paratë që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre në Shqipëri (remitencat) kanë shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2021 prurjet arritën në 541 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2009, përcjell albinfo.ch.
Referuar raportit me janar-shtator të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë dhe mbylljes së Europës, remitencat janë rritur me 15%. Në krahasim me periudhën përkatëse normale të 2019-s, zgjerimi është më i lehtë, me rreth 4.5%.
Rolin kryesor në këtë tendencë në raport me parakrizën e ka luajtur tremujori i parë. Në janar-mars të këtij viti, paratë që emigrantët dërguan te të afërmit në Shqipëri arritën në 169 milionë euro, niveli më i lartë që nga viti 2010, me rritje 12.5% në raport me tremujorin e parë 2019. Aktorët e tregut pohuan se një faktor që ndikoi, lidhej me faktin që si rrjedhojë e shpenzimeve të rritura të familjeve për të përballuar pasojat që dha në shëndet Covid-19, fëmijët nga jashtë kanë dërguar më tepër mbështetje se zakonisht në muajt e parë të vitit.
Në tremujorin e dytë, remitencat ishin 42% më të larta se e njëjta periudhë e vitit pandemik (kur si rrjedhojë e mbylljes së menjëhershme të Europës efekti te dërgesat ishte i lartë). Por, ato ishin në rënie prej 10.7%, në krahasim me prill-qershorin e 2019-s.
Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania. Aktorët e tregut pohojnë se Gjermania, për vetë faktin që është në tipologjinë e një vendi me emigracion të ri, gjatë viteve të fundit ka qenë në një rritje konstante.
Italia dhe Greqia, dy destinacionet që kanë pritur numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë pas viteve 90, kanë dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020. Rekordin e mban Italia, me 342.5 mijë leje gjithsej, ose 49% të totalit. Greqia ka dhënë 247.6 mijë të tilla (35%).
Që nga viti 2013, Gjermania ka rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna, pasi ky shtet është bërë i preferuar për punonjësit shqiptarë, sidomos mjekë e infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit. Ekonomia më e madhe e Europës ka dhënë gjithsej 48 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë deri në fund të vitit 2020.
Në vend të katërt është Franca, me 15 mijë leje (2% e totalit) e ndjekur nga Kroacia, e cila nga 2018-a ka dhënë mesatarisht një deri në 2 mijë leje qëndrimi në vit.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











