Tematike
“Policja ka qëlluar kosovarin edhe pse nuk është sulmuar dhe as kërcënuar”
Gjykata e lartë e Cyrihut ka shpallur fajtore një police për lëndim të rëndë trupor nga pakujdesia. Të shtënat e saj ishin joproporcionale
Ishte një mbrëmje me shi dhe e zymtë e majit të vitit 2016. Një police kantonale në Ossingen të regjionit Zürcher Weinland kishte qëlluar tri herë përmes dritares së hapur të shoferit, mbi një burrë të ulur në makinën e tij, transmeton albinfo.ch.
Policja kishte vepruar kështu, me mendimin se ai ishte hajduti që ishte në kërkim, për çfarë e kishte njoftuar një banor i zonës.
Siç doli më vonë, i qëlluari me armë kishte qenë me të vërtetë hajduti i kërkuar, një shtetas kosovar, i cili më pas është dëbuar në Kosovë.
Nga plumbat e polices ai ka pësuar lëndime të rënda në krahun e majtë dhe që atëherë dora e tij është pjesërisht e paralizuar, shkruan Tages Anzeiger.
Në procesin gjyqësor para Gjykatës së Lartë të martën, gruaja, e cila vazhdon të punojë në policinë e Kantonit të Cyrihut, nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për incidentin. 36-vjeçarja është transferuar për të punuar në zyrë për dy vjet pas aktakuzës.
Ajo, në shtator të vitit 2020 ishte dënuar me një dënim të kushtëzuar me gjobë, nga Gjykata e Qarkut e Andelfingenit, trasnmeton albinfo.ch. Dënimi i ishte shqiptaur për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia. Pas kësaj, si Prokuroria Publike ashtu edhe mbrojtja e kishin çuar vendimin në gjykatën më të lartë.
“E akuzuara ka reaguar gabimisht” është shprehur prokurori gjatë procesit. “Ajo ka qëlluar edhe pse nuk është sulmuar dhe as kërcënuar”. Gjithashtu, në momentin e kontrollit ajo nuk ka qenë në dijeni se bëhet fjalë për një hajdut.
Policja është dashur të kishte urdhëruar të dyshuarin të qëndronte në makinë ndërsa vetë të priste përforcimet.
Prokurori ka kërkuar dënim të pjesshëm me tre vjet burg për tentimvrasje me dashje, nga të cilat polici duhej të vuante një vit burg efektiv.
Avokati i viktimës së qëlluar donte që klienti i tij të merrte 70,000 franga dëmshpërblim për çfarë kantoni i Cyrihut duhet të jetë përgjegjës.
Kosovari tani 41 vjeçar, montues dritaresh, nuk mund të përkulet dhe të drejtojë më krahun e majtë. “Ai u qëllua për tu gjymtuar”, tha përfaqësuesi i tij ligjor.
Ndërsa avokati i polices ka kërkuar lirimin e saj të plotë. Klientja e tij ka takuar hajdutin e dyshuar në afërsi të vendit të krimit dhe “ajo e dinte saktësisht se ishte hajduti që po kërkonin”.
Sipas tij, i kërkuari ishte një hajdut famëkeq, të cilin e priste arrestimi dhe për këtë arsye donte të ikte, përcjell albinfo.ch. “Policja u ndje e kërcënuar për jetën”, thotë avokati. Ajo qëlloi në krahun e tij nga një distancë e afërt dhe “asnjëherë, kurrë” nuk kishte ndërmend ta vriste.
Ashtu si kurse gjykata më e ulët (e Qarkut) edhe Gjykata e Lartë zgjodhi një kurs të mesëm dhe e liroi policen nga akuza për tentimvrasje me dashje, por e dënoi për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia.
“Nuk kishte asnjë arsye për të përdorur armën”, tha kryetari i trupit gjyqësor. Shoferi (kosovari) është sjellë në mënyrë kooperuese, përcjell albinfo.ch. “Ju e keni vlerësuar gabim situatën”, tha gjyqtari.
Megjithatë, gjykata e besoi se ajo ishte ndier e kërcënuar. Fakti që policja është dënuar me gjobë me kusht prej 360 mëditjesh nga 80 franga – dhe jo me burgim – lidhet po ashtu edhe me kohën prej 5 vitesh e gjysmë sa ka zgjatur procedimi, tha kryetari.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














